10:30 / E Enjte, 16 Korrik 2020 / indeksADMonline

Merret vendimi, Greqia shtyn hapjen e kufijve me Shqipërinë deri më 31 korrik

Për të disatën herë Greqia shtyn afatin e mbylljes së kufijve me Shqipërinë.

Kështu, deri në 31 korrik, në territorin grek, nuk do të lejohen të hyjnë turistë nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Serbia, Turqia etj. Vendimi u mor mbas rritjes drastike të rasteve me Covid-19 në këto vende.

Nga dita e djeshme, kufijtë grekë janë hapur edhe për shtetasit britanikë, charterat me të cilët mbëritën në zonat turistike, duke i dhenë një frymëmarrje turizmit në vend.