14:18 / E Martë, 19 Maj 2020 / indeksADMonline

Merret vendimi, ja kur luhen ndeshjet e Kupës së Kosovës

Sot me pjesëmarrjen e katër gjysmëfinalistëve në një takim në zyret e FFK-së, është vendosur që formati i Kupës të zhvillohet ashtu siç është me rregullore me dy ndeshje, vajtje-ardhje.

Ndeshjet e para do të luhen më 2 qershor ndërsa ato të kthimit do të luhen tre javë më vonë, shkruan KosovaPress.

Kujtojmë që ndeshjet e Superligës do të rinisin më 7 qershor.