75 Mall Live Search
20:52 / E Martë, 08 Korrik 2025 / Burim

Merret vendimi, ja sa ndeshje do të mungojë Huijsen

Dean Huijsen është pezulluar për vetëm një ndeshje pas kartonit të kuq që mori në fundin e sfidës kundër Borussia Dortmund, në çerekfinalin e Botërorit për Klube, raportojnë mediat spanjolle, përfshirë Cope.

Qendërmbrojtësi i ri i Real Madridit u ndëshkua pasi ndaloi me faull një aksion të rrezikshëm në minutat shtesë, duke shkaktuar penallti dhe u përjashtua direkt nga loja.

Sipas vendimit të FIFA-s, Huijsen do të mungojë vetëm në gjysmëfinalen  ndaj PSG-së, por do të jetë në dispozicion për një finale të mundshme më 13 korrik.

Ky vendim është parë si një lehtësim për Real Madridin dhe trajnerin Xabi Alonso, që e vlerësojnë shumë kontributin e Huijsenit në mbrojtje.