75 Mall Live Search
18:32 / E Premte, 28 Prill 2023 / Gj. Sh

Merret vendimi, këto janë dënimet për grushtet në ndeshjen Real Madrid – Partizani

Një përleshje masive ka ndodhur mbrëm në ndeshjen e Euroligës së basketbollit mes Real Madridit dhe Partizanit të Beogradit.

Pa kaluar 24 orë, Euroliga ka marr vendimin final për dënimet ndaj disa basketbollisteve të përfshir në përleshje dhe të dyja klubeve, shkruan IndeksOnline.

Dënimin më të madh e ka marr basketbollisti Gerschon Yabusele, i cili është dënuar me 5 ndeshje pezullim.

Lojtarët e tjerë të suspenduar janë Gaby Deck (1 ndeshje) dhe lojtarët e Partizanit Kevin Punter (2) dhe Mathias Lessort (1).

Gjithashtu, dy skuadrat janë dënuar me 50 mijë euro gjobë për sjelljen e tyre josportive./IndeksOnline/