Merret vendimi, nuk ka konflikt interesi mes Përparim Ramës dhe pronarëve privat te Liqeni i Badocit

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se sot është mbyllur çështja për konflikt të interesit, që konfirmon se Rama nuk kishte një të tillë me pronarët privat te Liqeni i Badocit.
Vendimin, Rama e mori nga Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit.
“Gjatë gjithë këtij procesi, kemi bashkëpunuar plotësisht me Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit dhe kemi siguruar të gjitha informacionet e nevojshme për të garantuar një hetim të drejtë dhe të paanshëm. E vlerësoj punën profesionale dhe të paanshme të Agjencisë dhe i falënderoj qytetarët për besimin dhe mbështetjen e tyre të vazhdueshme” tha mes të tjerash Rama.
Ky është njoftimi i plotë i tij:
FAKTET FLASIN VET.
E VËRTETA DOLI NË SHESH!
Të dashur qytetarë,
Ju njoftoj se sot kam pranuar vendimin e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, me të cilin, ka mbyllur çështjen për konflikt të interesit duke konfirmuar se nuk kishte konflikt interesi në mes meje dhe pronarëve privat tek Liqeni i Badocit.
Ky vendim reflekton përkushtimin tonë për transparencë dhe integritet në të gjitha veprimet tona.
Gjatë gjithë këtij procesi, kemi bashkëpunuar plotësisht me Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit dhe kemi siguruar të gjitha informacionet e nevojshme për të garantuar një hetim të drejtë dhe të paanshëm. E vlerësoj punën profesionale dhe të paanshme të Agjencisë dhe i falënderoj qytetarët për besimin dhe mbështetjen e tyre të vazhdueshme.
Puna jonë për transformimin e Prishtinës tonë, nuk mund të ndalet asnjëherë!