Merret vendimi për ndeshjen e ndërprerë mes Shkupit dhe Shkendijës

Ndeshja e ndërprerë mes Shkupit dhe Shkëndijës në kuadër të Kupës së Maqedonisë së Veriut është regjistruar me rezultat zyrtar 0:3 për mysafirët.
Ndeshja ishte ndërprerë për shkak se tifozët ”Shvercerat” u futën në fushë dhe sulmuan fizikisht futbollistët e Shkëndijës, pas golit të shënuar nga Elezit në minutën e nëntë që festën zgjodhi ta bëjë para tifozëve kundërshtar, shkruan IndeksOnline.
Lajmi se ndeshja është regjistruar me rezultat zyrtar 3-0 e konfirmoi klbu i Shkëndijës, përmes një njoftimi në rrjetin social facebook.
”Jemi në gjysmëfinale të Kupës
ZYRTARE: FFM regjistron me rezultat zyrtar 0:3 ndeshjen e Kupës, Shkupi-Shkëndija.”, është shkruar në faqen zyrtare të Shkëndijes./IndeksOnline/