75 Mall Live Search
13:48 / E Shtunë, 25 Nëntor 2023 / Gj. Sh

Merret vendimi për ndeshjen Feronikeli ’74 – Liria, ja kur do të zhvillohet

Ndeshja e javës së 15-të të Superligës së Kosovës, mes Feronikelit ’74 dhe Lirisë, e paraparë të zhvillohet sot, është shtyer.

Shtyerja e ndeshjes ka ardhur pas reshjeve të borës, të cilat kanë mbuluar stadiumin ”Rexhep Rexhepi” në Drenas.

Burime të IndeksOnline, bëjnë me dije se klubet kanë arritur marrëveshje që ndeshja Feronikeli ’74 – Liria të zhvillohet ditën e hënë, me 27 nëntor, duke filluar nga ora 13:00.

Me gjithë përpjekjen, për tu zhvilluar ndeshja Feronikeli ’74 – Liria, ajo u shtye për të hënën në orën 13:00./IndeksOnline/