17:26 / E Premte, 14 Korrik 2023 / Gj. Sh

Merret vendimi përfundimtar për Benjamin Mendy

Ish-futbollisti i Manchester Cityt, Benjamin Mendym është shpallur i pafajshëm nga akuzat për përdhunim.

Mendy akuzohej se në tetor të vitit 2020, kishte sulmuar një grua 24-vjeçare në rezidencen e tij, gjithashtu akuzohej për tentativë përdhunimi të një gruaje 29-vjeçare, shkruan IndeksOnline.

28-vjeçari në vazhdimësi i kishte mohuar këto akuza dhe pretedonte se ishte i pafajshëm.

“Sky News”, raporton se Gjykata në Chester Crown, e përbërë nga juria prej gjashtë burrave dhe gjashtë grave, ka vendosur ta shpall të pafajshëm dhe ta liroj nga këto akuza, Benjamin Mendyn.

Mendy u transferua te Manchester City në vitin 2017, ku arriti të fitonte tre tituj të Premierligës para se klubi ta lironte nga kontrata në qershor të vitit 2020, pas akuzuve të ngritura ndaj tij.

Ai gjithashtu fitoi Kupën e Botës me Francën në vitin 2018./IndeksOnline/