Merret vendimi, Qeveria e Kosovës jep 500 mijë euro për tragjedinë në Shqipëri
Me propozim të Ministrisë së Financave, Qeveria e Kosovës ka alokuar 500 mijë euro për tragjedinë në Shqipëri, e cila erdhi si pasojë e goditjeve nga tërmetet e njëpasnjëshme.
Në mbledhjen e jashtëzakonshmë të Qeverisë së Kosovës, ministri në detyrë i Financave, Bedri Hamza, propozoi vendimin. /IndeksOnline./
“Bazuar në gjendjen që ka ndodhur në Republikën e Shqipërisë Ministria e Finacave i propozon Qeverisë ta alokojë një shumë prej 500 mijë eurosh”.
Vendimi u miratua nga Qeveria e Kosovës me të gjitha votat për.