Merret vendimi, Ronald Koeman qëndron tek Barcelona!

Trajneri holandez, Ronald Koeman do të vazhdoj me klubin e Barcelonës.
Gazetari i njohur, Fabrizio Romano raporton që Koeman dhe Laporta kanë gjetur gjuhën e bashkëpunimit për të vazhduar, transmeton Indeksonline.
Presidenti i Barcelonës, Juan Laporta kishte dyshime se a do të vazhdonte me Koemanin edhe sezonin e ardhshëm. Ai e kishte shprehur këtë edhe publikisht.
Koeman në sezonin e parë me Barcelonën arriti të fitoj Kupën e Mbretit dhe përfundoi në pozitën e tretë në La Liga./Indeksonline/