75 Mall Live Search
13:55 / E Martë, 27 Prill 2021 / Blerim

Merret vendimi/ UEFA lejon grumbullimin e 26 lojtarëve në ‘EURO 2020’

Shtëpia më e madhe e futbollit në Europë, UEFA ka marr një vendim interesant për Kampionatin Europian ‘EURO 2020’.

Siç raportohet, UEFA ka lejuar shtetet pjesëmarrëse në këtë kompeticion që t’i grumbullojnë 26 lojtarë dhe jo 23, shkruan IndeksOnline

Kjo është një mundësi e mirë për Kombëtaret pjesëmarrëse që t’i marrin plus tre lojtarë më shumë.

Kujtojmë që Kampionati Europian fillon më 11 qershor dhe mbaron më 11 korrik./IndeksOnline/