Merseille ka refuzuar të nënshkruaj me Paul Pogba

Paul Pogba është futbollist i lirë, pasi Juventusi ka shkëputur kontratën me mesfushorin francez tash e disa muaj.
Drejtusit e ”zonjës së vjetër” e morën këtë vendim pak kohë pasi Pogba mund të rikthehej të luante, pasi ishte i dënuar për doping, shkurna IndeksOnline.
E presidenti i Olimpique Marseille, Pablo Longoria ka treguar se ata kanë refuzuar të nënshkruanin me futbollistin francez.
“Ne vendosëm të mos nënshkruanim me Paul Pogba si agjent i lirë këtë sezon. Ne patëm biseda, por më pas menduam se koha e tij e rikuperimit mund të prishë ekuilibrin e skuadrës”, tha Longoria në një intervistë për SER./IndeksOnline/