75 Mall Live Search
10:17 / E Martë, 06 Maj 2025 / L K

Merz dështon të sigurojë shumicën për kancelar

Merz nuk ka arritur të arrijë shumicën në raundin e parë të zgjedhjeve për t’u bërë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë.

Ai nuk arriti numrin e nevojshëm të votave me 310 vota, nga 316 të nevojshme.

Në sallë mungonin nëntë deputete, ndërsa në votim kishte 3 abstenime. Mbetet të shihet nëse Merz do ia dalë në raundin tjetër./Indeksonline/