75 Mall Live Search
17:34 / E Martë, 29 Korrik 2025 / MSH

Merz: Do të nisim ndihma për Gazën

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, tha se dy aeroplanë gjermanë do të kryejnë misione për dërgimin e ndihmave nga Jordania në Gaza që nesër.

“Ky mision mund të japë vetëm një kontribut të vogël në ndihmën humanitare, por dërgon një sinjal të rëndësishëm: ne jemi këtu, ne jemi në rajon”, tha ai.

“Ne do t’u kërkojmë ministrave të jashtëm të Francës, Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë të udhëtojnë së bashku në Izrael të enjten e javës së ardhshme dhe të paraqesin qëndrimet e tre qeverive”, njoftoi kancelari gjerman Friedrich Merz gjatë një takimi me mbretin jordanez Abdullah II në Berlin.

Gjermania dhe Jordania kanë rënë dakord të bashkëpunojnë për një transport ajror për të furnizuar palestinezët në Rripin e Gazës.