75 Mall Live Search
18:25 / E Hënë, 16 Mars 2026 / B XH

Merz: Nuk do të marrim pjesë në luftën kundër Iranit

Kancelari e Gjermanisë, Friedrich Merz, ka deklaruar se Gjermania nuk do të marrë pjesë në luftën e SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit, raporton NBC News.

Merz ka thënë se kjo luftë nuk është çështje për NATO’n.

“Ne nuk kemi mandatin nga Kombet e Bashkuara, Bashkimi Evropian ose NATO që kërkohet sipas Ligjit Themelor. Prandaj ishte e qartë që nga fillimi se kjo luftë nuk është një çështje për NATO-n”, ka deklaruar Merz në një konferencë për shtyp në Berlin.

Ai tha se nuk ishin konsultuar nga ShBA dhe Izraeli para kësaj lufte.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli gjithashtu nuk na konsultuan para kësaj lufte…Prandaj nuk shtrohet fare pyetja se si Gjermania mund të përfshihet ushtarakisht në këtë çështje” shtoi ai.