75 Mall Live Search
16:42 / E Martë, 07 Tetor 2025 / BA

Merz për kryetaren që u ther me thikë: Akt i shëmtuar, shpresojmë të shërohet shpejt

Kancelari gjerman, Friedrich Merz u shpreh se është i tronditur nga sulmi që ndodhi ndaj kryetares së sapozgjedhur e qytetit gjerman Herdecke, Iris Stalzer, e cila është 57 vjeçe.

Përmes një reagimi në X, Merz tha se ky është një akt i shëmtuar dhe se ngjarja duhet të hetohet shpejt.

“Kemi marrë lajmin për aktin e shëmtuar nga Herdecke. Kjo tani duhet të sqarohet shpejt. Kemi frikë për jetën e kryebashkiakes së emëruar, Iris Stalzer, dhe shpresojmë për shërimin e saj të plotë”, shkroi Merz në platformën X.

“Mendimet e mia janë me familjen dhe të dashurit e saj”, vijoi tutje ai.