17:49 / E Diele, 11 Korrik 2021 / AR

Mes 5 repereve kosovare, kjo mban titullin si më e ndjekura në Instagram

Fytyrat publike me anë të rrjeteve sociale na njoftojnë për çdo risi.

Ata janë bërë shumë të popullarizuar, duke grumbulluar mijëra fansa në Instagram, shkruan Indeksonline.

Në Kosovë janë bërë trend reperet të cilat duket se kanë ‘garë’ mes vete duke mos munguar edhe diss-et dedikuar njëra tjetrës.

Indeksonline ka hulumtuar në këtë rrjet social duke zbuluar se cila nga reperet është më e ndjekura.

Fillojmë me Loredana Zefin, e cila është një nga yjet e showbizit shqiptar që ndiqet nga 3 milionë fansa.

Menjëherë pas Loredanës është Tayna, reperja nga Prizreni e cila bëri ‘boom’ me paraqitjen e parë në skenën muzikore dhe nga atëherë vazhdon të shijojë famën dhe simpatinë e fansave të saj. Në llogarinë e saj në Instagram ajo ka 1.6 milionë ndjekës.

Pas Taynës renditet Melinda Ademi, e cila gjithashtu është ndër reperët më të kërkuara në tregun shqiptar. Bukuroshja në llogarinë e saj në Instagram ka 1 milion ndjekës.

Reperja nga Istogu, Rina Balaj, njihej për ‘diss-et’ e shumta që i ka bërë në fillim të karrierës. Ajo vazhdon të jetë aktive në tregun muzikor. Në Instagram ajo ka 307 mijë ndjekës.

Ndërsa, e fundit renditet Anita Veseli, e cila gjithashtu po merr vëmendje me tekstet e saj. Edhe pse e re në skenë ajo në këtë rrjet social numëron 141 mijë ndjekës./Indeksonline/