75 Mall Live Search
19:23 / E Hënë, 29 Shtator 2025 / BA

Mes betejës së vazhdueshme shëndetësore, këngëtarja e njohur zbulon se po i nënshtrohet kimioterapisë

Halsey ka zbuluar se po i nënshtrohet kimioterapisë për të trajtuar një çrregullim të rrallë shëndetësor.

Këngëtarja 30-vjeçare, e cila ka qenë e hapur për problemet e saj shëndetësore në të kaluarën, u dha fansave një përditësim të ri të enjten mbi betejën e saj me lupusin dhe çrregullimin limfoproliferativ të qelizave T, shkruan DailyMail.

Në një video në TikTok  tha se sapo ka bërë seanca ta kimioterapisë.

“Unë kisha vendosur një port të ri. Sapo organizuam shfaqjen “Back to Badlands” dhe do të jetë e pabesueshme shumë mahnitëse. Ditëlindja ime është pas disa ditësh. Jam shumë e zënë, as që kam menduar fare për të”, tha ajo.

Çrregullimet limfoproliferative (ÇLP) janë gjendje ku trupi prodhon shumë qeliza të bardha anormale të gjakut, të cilat ndonjëherë mund të shndërrohen në kancere si limfoma ose leuçemia.

Halsey ka zbuluar se po i nënshtrohet më shumë kimioterapisë për të trajtuar një çrregullim të rrallë shëndetësor.