75 Mall Live Search
11:48 / E Premte, 27 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Midis bukurisë e suksesit, femrat që patën një vit për të mos u harruar

Showbizi vazhdon të zë pjesë të rëndësishme në shoqërinë kosovare. Sukseset e shumë artistëve kanë bërë që Kosova të depërtojë edhe në arenën ndërkombëtare nëpëmjet showbizit.

Viti 2019 padyshim që ka qenë tejet i suksesshëm për Taynan. Doruntina Shala, e njohur si Tayna ka depërtuar si “bumerang” në estradën kosovare. Shumë hite e plot koncerte e kanë shëndrruar Taynen në një nga këngëtaret më të preferuar të momentit. Ajo ka investuar edhe në dukje dhe është mjaft e pëlqyer nga publiku.

Arbnora Ademaj ka patur një vit me plot suksese. Bukuroshja nga Peja ka mbajtur balancin mes bukurisë, biznesit, suksesit dhe arritje profesionale. Emisioni i saj në RTK ka mbledhur artistë të shumë të skenës kosovare. Por, në të njëjtën kohë, Ademaj arriti që të depërtojë edhe në tregun turk ku është përzgjedhur atje me një rol filmik. Arbnora është zgjeruar edhe me biznese private. Por, mbi të gjitha ka arritur që ta mbajë veten në top-formë me dukje duke qenë në top element.

Anxhelina Hadërgjonaj vazhdon të jetë një nga femrat më të bukura shqiptare. Bija e Albëries shquhet për jetën e saj luksoze, ndërsa mbanë enigmatike “fatlumin” e saj në dashuri. Anxhelina po arrinë të mbajë stabile karrierën muzikore, por edhe dukjen mahnitëse në top-formë.

Dafina Zeqiri ka marrë “hapa të rrezikshëm” në karrierën muzikore, por që kanë rezultuar të suksesshëm. Ajo është rikthyer fuqishëm këtë vit në tregun muzikor shqiptar duke lansuar disa hite në 2019./Indeksonline/