75 Mall Live Search
20:10 / E Mërkurë, 05 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Mes dhimbjes, Vanessa përkujton Kobe Bryantin: “Shoku im më i mirë”

Tragjedia që i mori jetën basketbollistit legjendar Kobe Bryant bashkë me vajzën e tij dhe 7 personave të tjerë, i bëri me lot në sy miliona fansa të tij gjithandej nëpër botë.

Të gjithë e përjetuan mjaft rëndë humbjen e një prej basketbollistëve dhe sportistëve më të dashur që ka njohur bota, shkruan Indeksonline.

Por më së rëndi e kishte familja e Kobe Bryantit, sidomos gruaja e tij Vanessa dhe vajzat e saj, që humbën njeriun më të dashur të tyre.

Ajo së fundmi përmes një fotografie, mes dhimbjesh e ka përkujtuar bashkëshortin e saj.

“Shoku im më i mirë, babai më i mirë, na mungon shumë. Më mungon kur thoshe : ‘Bonjourno principessa/reina’”, ka shkruar Vanessa në postimin e bërë. /Indeksonline/