Mes duartrokitjeve dhe lotëve në sy, Fabregas i jep lamtumirën Chelseat
Cesc Fabregas luajti me shumë mundësi ndeshjen e tij të fundit jo vetëm me fanellën e Chelsea-t por edhe në futbollin anglez. Mesfushori spanjoll u përshëndet me ovacione në “Stamford Bridge” në ndeshjen e raundit të tretë të FA Cup kundër Nottingham Forest, që u fitua 2-0 nga blutë e Londrës.
500 games in English football, the best and most competitive football in the world, what a ride it has been! A proper dream come true to reach these numbers. Another proud moment in my career. I will see you all at the Bridge on Saturday. @arsenal @chelseafc #cesc500 pic.twitter.com/LN2DSb9CIC
— Cesc Fàbregas Soler (@cesc4official) January 2, 2019
Fabregas, i cili mbante shiritin e kapitenit në këtë sfidë, humbi një 11-metërsh në pjesën e parë, gjithsesi skuadra e Sarrit arriti të realizonte dy gola me të njëjtin autor, spanjollin tjetër Alvaro Morata.
6 minuta para fundit Fabregas u zëvendësua. Pikërisht në këtë moment ai përqafoi shokët e skuadrës David Luiz dhe Eden Hazard dhe mezi i përmbajti lotët. Publiku i “Stamford Bridge” shpërtheu në duartrokitje për kontributin që ka dhënë mesfushori për këtë skuadër. /IndeksOnline/
An emotional farewell for Cesc Fabregas ??pic.twitter.com/zR0cRNaywy
— Goal (@goal) January 5, 2019
Fabregas pritet të transferohet në Francë te Monaco, që drejtohet nga ish-shoku i tij i skuadrës tek Arsenali, Tierry Henry.