Mes Joliet dhe Pittit, cilin mbiemër vendosi të mbajë vajza e ish-çiftit?
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2024/05/tyu.png)
Vajza e Angelina Jolie dhe Brad Pitt, Vivienne, ka vendosur të heqë dorë nga mbiemri i saj ‘Pitt’. Në programin për muzikalin e ri ‘The Outsiders’, 15-vjeçarja renditet si ‘Vivienne Jolie’ dhe jo ‘Vivienne Jolie-Pitt’ konfirmon ‘People’.
Nuk është ende e qartë nëse Vivienne e ka ndryshuar ligjërisht mbiemrin. As përfaqësuesit e Jolie dhe Pitt nuk mund të kontaktoheshin për të dhënë një koment se si qëndron e vërteta. Megjithatë, Vivienne nuk është e para nga gjashtë fëmijët e Jolie dhe Pitt që ka ndryshuar mbiemër vitet e fundit.
![Angelina Jolie and Brad Pitt's daughter Vivienne, 15, drops dad's last name in Playbill for Broadway show | The Sun](https://www.the-sun.com/wp-content/uploads/sites/6/2024/05/vivienne-jolie-pitt-attends-opening-904987488.jpg)
![](https://ads.adsense.al/www/images/e49f263dae77d43ac84eedd00214657b.png)
Vitin e kaluar motra e saj Zahara bëri diçka të ngjashme kur u shfaq në një video dhe thoshte Jam Zahara Jolie. Marrëdhëniet e Brad Pitt me fëmijët janë në ditët më të vështira dhe nuk i dihet se si do të shkojë kjo histori.