Mes lajmeve për “luftë” familjare, e dashura e Brooklynit bën veprimin e papritur
Nicola Peltz ka shprehur publikisht dashurinë e saj për bashkëshortin Brooklyn Beckham vetëm disa orë pasi familja e tij u shfaq në Paris pa të, të hënën.
Ajo postoi një video prekëse në TikTok, plot me momente të bukura me Brooklynin dhe pamje nga rutina e tyre e përditshme me qenin e tyre, transmeton Indeksonline.
Me këngën “Yellow” të Coldplay, Peltz, 31 vjeç, dhe Beckham, 26 vjeç, shihen duke shijuar një darkë romantike, duke ngritur dolli me verë, duke shkëmbyer puthje dhe duke u përkëdhelur me qenin e tyre.
Videoja përfundon me një përqafim emocional, me Nicola-n që shkruan mbishkrimin: “Të dua @Brooklyn Beckham”./Indeksonline/
@nicolapeltzbeckham i love you @Brooklyn Beckham ♬ Yellow – Coldplay

