16:38 / E Enjte, 07 Mars 2024 / L K

Mes lotësh, aktorja flet për ndarjen nga Tom Brady!

Gisele Bündchen ka folur së fundmi për ndarjen nga Tom Brady në një intervistë me Robin Roberts në IMPACT x Nightline. “Unë mendoj se, ju e dini, ka ditë më të lehta se të tjerat dhe unë mund të kontrolloj vetëm atë që bëj”, i tha ajo Roberts për bashkëprindërimin në klipin paraprak të publikuar të mërkurën.

“Gjithçka që kam përjetuar, më bëri të kuptoj se çfarë dua dhe çfarë nuk dua. Në fund të ditës, nëse nuk je i sinqertë me atë që je, atëherë nuk funksionon”, shtoi ajo.

Kujtojmë që Tom dhe Gisele konfirmuan në tetor 2022 se po divorcoheshin pas 13 vitesh martesë. Ata janë prindër të djalit Benjamin dhe vajzës Vivian. Brady është gjithashtu baba i djalit Jack me ish-Bridget Moynahan.