Mes lotësh dhe dhimbjesh, Zvicra e fillon ndeshjen me kujtim për Florianen
Kombëtarja e femrave e Zvicrës ka fituar me rezultat 4-0 kundër Lituanisë në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Evropian.
Këtë ndeshje vajzat zvicerane e filluan në kujtim për futbollisten shqiptare, Florijana Ismaili, shkruan Indeksonline.
“Do të jesh përgjithmonë në zemrat tona”, shkruhej ndër të tjerash në një baner të shpalosur nga futbollistet.
Florijana Ismaili humbi jetën në një liqe në Itali dhe trupi i saj u gjet me 2 korrik.
Ajo ishte 24 vjeçe dhe mbronte ngjyrat e Zvicrës si dhe ishte kapitene e Young Boys. /IndeksOnline/
