Mes ‘luftës’ me kancerin, Jessie J merr vendimin e papritur

Jessie J është detyruar t’u drejtohet ndjekësve dhe mediave me një sqarim të qartë pas një keqkuptimi që ka nisur të qarkullojë online.
Në një postim në Instagram, ajo ka bërë me dije se një nga “pro”-t që kishte përmendur në listën e saj për operacionin ndaj kancerit të gjirit – “Kanceri është zhdukur” – ishte një afirmim pozitiv, dhe jo një fakt i konfirmuar.
“Unë nuk i kam ende rezultatet e mia. E kam bërë operacionin vetëm gjashtë net më parë. E pranoj, është faji im që s’kam qenë më e qartë. Por e vendosa atë emoji me shpresën që njerëzit do ta kuptonin si një mendim pozitiv, jo si lajm zyrtar. Fatkeqësisht, shumë nuk e kuptuan kështu,” shkroi ajo.
Jessie gjithashtu tregoi se do të tërhiqet për pak nga rrjetet sociale për t’u përqendruar në shërimin e saj. “Po bëj një pauzë një javore nga rrjetet sociale. Më duhet një reset i shëndetshëm. Koka dhe gjoksi më dhembin. Faleminderit për dashurinë,” përfundoi ajo, duke lënë gjithçka në duart e kohës dhe shpresës për lajme të mira.
Artistja po kalon një fazë të ndjeshme të jetës së saj, ndërsa fansat dhe publiku i gjërë i qëndrojnë pranë me lutje dhe përkrahje të vazhdueshme.

