11:30 / E Enjte, 12 Tetor 2023 / AR

Mes Shqipërisë dhe Turqisë, jeta e re e Almedës dhe Tolgës

Mediat turke raportojnë se çifti shumë i dashur Almeda dhe Tolgahan kanë vendosur të bëjnë një jetë mes Shqipërisë dhe Turqisë së bashku me dy fëmijët. Duke folur për CNN Turk, Tolga tha se tani ka shtëpi në dy vended he 6 muaj të vitit do jetë në Shqipëri e 6 muaj të tjerë në Turqi. Aktori tha gjithashtu se ditët e gjata dhe të vështira në xhirime e kanë lodhur, prandaj po i përkushtohet më shumë punës si producent.

“Nëse punon në televizion, një pjesë shumë të rëndësishme të jetës tënde e kalon në xhirime. Për këtë arsye kam hyrë në produksion. Ka pasur raste që kam qenë shumë i stresuar, por kjo nuk duhet të perceptohet si mosmirënjohje apo ankim. Në Shqipëri do të jem gjashtë muaj të vitit dhe në vendin tim gjysmën tjetër. Tashmë është më afër se Antalia me avion. Do të më shihni shpesh sikur të mos kisha lëvizur kurrë. Nuk e kam mbyllur ende shtëpinë tonë në Stamboll. Ne do të jetojmë edhe në vendin tonë. Tani kam shtëpi në dy vende”, tha ai.

I pyetur për fëmijët, Tolga tha: “Ata bërtasin shumë, luajnë lojëra, nuk flenë… Përtej shakave, është shumë bukur të jesh prind dhe të jetosh me ta”.