75 Mall Live Search
11:56 / E Premte, 09 Shkurt 2024 / G T

Mes shumë ofertave, Broja tregon pse në Fulham: Bisdova me familjen dhe agjentin tim

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja gjatë merkatos së janarit u largua nga Chelsea në formë huazimi dhe firmosi me Fulhamin.

Edhe pse në tavolinë kishte shumë oferta, duke i përfshirë edhe dy skuadrat tjera nga Premier League, si: Wolves dhe West Ham, Broja tregon arsyen e vërtetë pse shkoi te fqinjt e Bluve të Londrës, shkruan Indeksonline

“Kisha disa bisedime me familjen time dhe me agjentin. Më pas vendosëm që Fulham është skuadra më e mirë që më përshtatet mua”, u shpreh Broja

Sulmuesi shqiptar debutoi me Fulhamin, por nuk luajti shumë minuta dhe nuk arriti ta tregonte vetën e tij.

Kujtojmë që huazimi i Brojës në Fulham është vetëm deri në fund të këtij sezoni, por Chelsea planifikon më pas shitjen e lojtarit “kuqezi” gjatë afatit të verës./Indeksonline/