Mes thashethemeve për martesën, Justin dhe Hailey shfaqen të dashuruar si kurrë më parë

Justin Bieber ka ndarë së fundmi me ndjekësit disa imazhe të reja romantike me bashkëshorten e tij, Hailey Bieber, vetëm pak ditë pasi albumi i tij më i fundit, SWAG, preku temat e vështirësive në marrëdhënie.
Në fotot e publikuara të dielën, këngëtari 31-vjeçar dhe modelja 28-vjeçare shihen duke shijuar momente të qeta në natyrë, të përqafuar mbi një batanije e jastëkë, duke reflektuar dashuri dhe afërsi.
Hailey kishte veshur një këmishë të bardhë me mëngë të gjata dhe xhinse ngjyrë indigo, ndërsa Justin ishte i veshur me një bluzë të verdhë me kapuç dhe pantallona të shkurtra xhinse, sipas DailyMail.
Një nga fotot më të ndjera e tregon Hailey-n me një lule në flokë, të mbështetur mbi Justin-in, i cili buzëqesh i lumtur.
Postimi u shoqërua me këngën klasike të Otis Redding “That’s How Strong My Love Is” dhe mori mbi një milion pëlqime brenda tre orësh. Hailey e ndau gjithashtu foton në Instagram Stories me 55 milionë ndjekësit e saj.

