75 Mall Live Search
16:08 / E Diele, 15 Mars 2026 / AR

Mesazh i fortë nga Labinot Tahiri: Ramazani kërkon paqe jo luftë, bën thirrje për pajtimin e Gjestit dhe Erkandit

Këngëtari i njohur kosovar Labinot Tahiri ka publikuar një video në rrjetet sociale ku bën thirrje për pajtim mes Gjesti dhe Erkand.

Në mesazhin e tij, ai thekson se nuk ka ndodhur ndonjë tragjedi dhe se situata duhet të zgjidhet me mirëkuptim, veçanërisht gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, shkruan Indeksonline.

“Dua që t’i pajtoj Gjestin dhe Erkandin sepse nuk ka pasur ndonjë tragjedi, shyqyr Zotit. Ky muaj i shenjtë i Ramazanit kërkon paqe dhe jo luftë,” është shprehur ai.

Në fund të mesazhit të tij, Tahiri e mbyll me një thirrje për unitet dhe dashuri mes njerëzve.

“Me dashuri,

Labi – Kosovë e Shqipërisë,” ka shkruar ai./Indeksonline/