13:33 / E Premte, 12 Nëntor 2021 / A. M.

Mesazh nga kryeministri Albin Kurti, i jep mbështetje të fuqishme Jeton Rakës nga Kaçaniku!

Kryeministri dhe lideri i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti i ka kushtuar një postim të vecantë kandidatit për kryetar të Kaçanikut, Jeton Rakës.

Sipas Kurtit, Raka e vë veten në dispozicion bashkë me përvojën e tij shumëvjeçare në sektorin publik e privat, në kompani vendore e ndërkombëtare.

“Jetoni e njeh Kaçanikun si jetesë, si problematikë, si histori e kulturë por edhe në dokument”, ka shkruar ai.

May be an image of 1 person and text

Postim i plotë:

Kur kishte vendosur të bëhej pjesë e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Jeton Raka e kishte të qartë vizionin e tij për Kaçanikun. Një qytet i pastër e me ekonomi dhe turizëm të zhvilluar. Transparent në qeverisje, e garantues i shërbimeve si furnizimi me ujë apo infrastruktura në shkolla. Prandaj, kandidati ynë Jeton Raka e vë veten në dispozicion bashkë me përvojën e tij shumëvjeçare në sektorin publik e privat, në kompani vendore e ndërkombëtare. Jetoni e njeh Kaçanikun si jetesë, si problematikë, si histori e kulturë por edhe në dokument. Ai i ka analizuar hollësishëm qeverisjet e kaluara në Kaçanik duke u kujdesur që të bëjë pikërisht atë që mungon, një kujdes i veçantë për Kaçanikun dhe qytetarët e qytetaret e tij. Prandaj, një qytet të bukur vetëm kandidati ynë mund ta zbukurojë edhe më shumë përmes projekteve dhe ideve të tij.

Qytetarë të dashur e mikpritës të Kaçanikut,

Në Kaçanik vij gjithmonë me kënaqësi, por do të kem nderin e madh t’ju vizitoj kur Jeton Raka është kryetar.