Mesazhe të koduara dhe krisje raportesh mes Ronaldos e Ten Hag! Motra e CR7 lëshon “bombën”: Është tepër vonë

Vazhdon të përflitet çështja e Cristiano Ronaldos. Portugezi më në fund qëndroi pas një vere të përfolur për largimin e tij nga Manchester United. Diccka e tillë ka patur pasoja, pasi roli i tij si lider i skuadrës është histori edhe nën komandën e Erik Ten Hag. Tashmë janë parë disa episode në të cilat ylli portugez është inatosur kur iu desh të qëndronte në stol.
Rasti i fundit flagrant ishte ndaj Manchester Cityt. Cristiano qëndroi në stol, ndërsa ekipi i tij u mund në Etihad (6-3). Trajneri holandez u justifikua duke thënë se po e bënte këtë nga respekti për karrierën e tij. Këto deklarata nuk janë pritur aspak mirë nga familja e CR7 dhe nga vetë futbollisti, pasi po diskutohesh sërish lamtumira e tij.
Zjarri është ende i ndezur mes yllit dhe trajnerit. Kjo shihet qartë pasi motra e Cristianos ka folur për këtë çështje në rrjetet e saj sociale. Elma Aveiro ka shpërndarë në Instagramin e saj një lajm që tregon për largimin e mundshëm të trajnerit të Manchester United para janarit me mesazhin e mëposhtëm: “Është tepër vonë”.
