75 Mall Live Search
21:32 / E Enjte, 10 Mars 2022 / SH F

Mesazhet e publikuara të Benzemas para ndeshjes tregojnë parashikimin e sulmuesit

Mesazhet në WhatsApp të shkëmbyera ndërmjet sulmuesit të Real Madridit, Karim Benzema dhe reperit francez, Niska, tregojnë se ylli i Los Blancos kishte vetëbesim të madh për ndikimin e tij në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Paris Saint-Germainit.

34-vjeçari realizoi një het-trik mahnitës duke fituar me rikthim ndaj PSG-së për t’i kualifikuar Mbretërit në çerekfinale, ndërkohë që skuadra francez u eliminua në mënyrë zhgënjyese.

Ndërsa mesazhet që Benzema ia kishte dërguar Niskas para lojës, tregojnë se ai ishte i përgatitur për të dhënë maksimumin.

Gjatë bashkëbisedimit, reperi i ka thënë futbollistit se PSG janë të vendosur për ta mposhtur Realin, porse Karim dhe Vinicius JR kanë qenë në formë shumë të mirë kohët e fundit.

Ndërsa Benzema ia ka kthyer me fjalët: “Ata nuk do të bëjnë asgjë. Ky është tregimi im”.

Niska e ka shpërndarë këtë bashkëbisedim në rrjetet sociale me mbishkrimin: “Ai më paralajmëroi”.