75 Mall Live Search
15:13 / E Premte, 10 Qershor 2022 / B O

“Mesazhet e Scholz ishin të qarta”, Dreshaj komenton vizitën e kancelarit në Kosovë

Ish-zëvëndësministri i Punëve të Jashtme dhe biznesmeni i njohur kosovar që jeton në Gjermani, Gani Dreshaj ka komentuar vizitën e kancelarit Scholz në Kosovë.

Dreshaj ka thënë se kancelari ka konfirmuar politikën pro-Kosovës nga Gjermania dhe ky është lajm i mirë për shtetin tonë.

“I lumtur e krenar që raportet mes Kosovës e Gjermanisë gjithmonë po afrohen.
Vizita e Scholz në Kosovë, para se të zbarkonte në shtetet e tjera të Ballkanit Përëndimor ishte një sinjal për orientimin strategjik politik të Gjermanisë ndaj Kosovës si primar.
Scholz solli mesazhe të qarta dhe përkrahje të hapur, duke konfirmuar politiken gjermane pro-Kosovës shtet të pavarur e sovran.
Ndër mesazhet e adrasuara nga kancelari Scholz ishte edhe injorimi i “Open Balkan” dhe rijetësimi i Procesit të Berlinit.
Përgëzoj edhe kryeministrin Kurti për qëndrimin e hapur pro-gjerman dhe për pritjen e bërë për kancelarin Scholz” shkruan Dreshaj në Facebook./Indeksonline/