75 Mall Live Search
08:21 / E Martë, 28 Nëntor 2023 / AR

Mesazhi emocionues që mori Vesa pasi doli nga “BBVK”

Në ‘Prime-n’ e natës së mbrëmshme ishte edhe ish-banorja, Vesa Vllasaliu.

Bukuroshja mori vëmendje me paraqitjen e saj sensuale, shkruan Indeksonline.

Mirëpo, një mesazh emocionues kishte marrë pasi doli nga ‘BBVK’ e që e pa mbrëmë.

Në valixhet e saj, Alba kishte vendosur një letër në të cilën kishte shkruar që Vesa ishte gjëja më e mirë që I ka ndodhur në ‘BBV’.

“Motrushe. Te dua pafund. Gjaja ma e mire qe mka ndodh ktu ka ken njohja me ty! Xoxo Alba!”, shkroi ajo.

Ndërsa Vesa shkroi se kjo është gjëja më e ëmbël që mund t’i ndodhte pas daljes.

“Te dua motrushe”, ishte përgjigja e saj. Gjithashtu bëri të ditur se mbrëmë) ka hapur valixhet./Indeksonline/