75 Mall Live Search
21:45 / E Shtunë, 06 Nëntor 2021 / OSH

Mesazhi i Agron Kuçit për diasporën: Ju e ndatë kafshatën e gojës për lirinë dhe shtetin tonë

Kandidati për kryetar të komunës së Junikut, Agron Kuqi, përmes një mesazhi të gjatë u ka bërë thirrje mërgimtarëve që të shfytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar më 14 nëntor, shkruan IndeksOnline.

Ai përmendi faktin që përkundër buxhetit të vogël që ka pasur Juniku tri vitet e kaluara, ka arritur që të bëj investime të mëdha në këtë komunë.

“Unë jam njëri nga ju, një bashkëvendës e bashkëqytetarë i juaj, që me përkushtim kam qenë dhe do të jem gjithmonë në shërbimin tuaj dhe gjithë qyetarëve të Junikut, pa dallim”, shkroi ai.

“Dhe jam i bindur qe krejt çka është arritur deri më sot, është rezultat i bashkëpunimit tonë të natyrshëm, investimeve tuaja të pareshtura dhe realizimit të shumë projekteve që kanë ndodhur në Junikun tonë , në funksion të një jete më të mirë e të cilat e kanë ndryshuar jetën dhe Junikun tonë.  Me konsideratën më të lartë unë ju ftoj që këtë bashkëpunim dhe këtë vlerë njerëzore e atdhetare ta trasojmë e vazhdojmë gjithnjë e më shumë së bashku e të pandarë, të bashkuar siç kemi qenë gjithmonë”, tha Kuçi./IndeksOnline/