75 Mall Live Search
09:54 / E Mërkurë, 23 Korrik 2025 / A. M.

Mesazhi i ambasadorit britanik: Partitë të vendosin shtetin para interesave të veta

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves, ka bërë të ditur se të martën është takuar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Në një njoftim, Hargreaves ka thënë se me Osmanin është pajtuar që ngërçi i vazhdueshëm politik do të jetë i rëndë për Kosovën dhe popullin e saj.

May be an image of 4 people, the Oval Office and text

“E urova presidenten Osmani në përpjekjet e saj për të dalë nga kriza në linjë me Kushtetutën e Kosovës dhe ia përmenda përgjegjësinë e të gjitha partive politike që të vendosin shtetin para interesave partiake dhe të gjejnë zgjidhje”, ka shkruar Hargreaves.

May be an image of sail and text