75 Mall Live Search
14:17 / E Mërkurë, 17 Korrik 2019 / indeksADMonline

Mesazhi i bukur i Alidemës pas prezantimit te skuadra kroate

Festim Alidema i ka falënderuar të gjitha ata që sipas tij janë meritorë për hapin e radhës në karrierë. Futbollisti vitias është prezantuar te skuadra kroate, Slaven Belupo.

Ndër të tjera, Alidema ka falënderuar me emra trajnerët që e kanë zhvilluar atë si futbollistë.

“E Falenderoj Zotin qe ma dha kete mundsi te luaj ne europ , faleminderit familjes qe me kan motivu dhe mkan jap vullnet tmadh Ju dua shum dhe tgjith ata qe mkan perkrah dhe qe vazhdojn mem perkrah gjithmon dua ti falenderoj agjensin Soccer 11 (Adrian Alia , Arber Abilaliaj , Genc Hyseni etj). Po ashtu dua ti falenderit tgjith treneret qe pa ta nuk do isha ktu ku jam (Tahir Batatina, Bylby sololi , Bekim Isufi , Bekim Shotani , Xhengiz Redjepi ) Dhe dua ti falenderoj tgjith bashklojtaret Faleminderit shum ju dua T’gjithve” shkruan Alidema në Facebook./Indeksonline/