Mesazhi i fortë nga Ronela si fëmijë hastret: “Lot, lodhje, mungesë por…”

Këngëtarja e dashur për publikun, Ronela Hajati, sot feston ditëlindjen dhe e ka shoqëruar me një postim të veçantë në rrjetet sociale.
“Happy birthday fëmija i vetëm i familjes! Vit jo dhe aq i thjeshtë, si çdo kush me vështirësitë e veta, me shumë punë, lodhje, largësi, lot, koncerte, xhirime, mungesë, por ja ku jemi! Gjithmonë me buzëqeshje, vendosmëri dhe pa u dorëzuar kurrë për gjërat që dua dhe që vlejnë më së shumti në jetë”, shkroi Ronela, shkruan Indeksonline.
E njohur si “fëmija i vetëm i familjes”, këngëtarja nuk e fsheh asnjëherë faktin që ndonjëherë e ndien veten si “fëmijë hasret”, por gjithmonë arrin të gjejë forcë tek muzika dhe njerëzit që e duan. Në këtë ditë të veçantë, ajo ka ndarë edhe kujtime me miq e të dashur që, siç thotë vetë, “fshijnë çdo hije merzie, duke e lënë pas”.
Me humorin karakteristik, Ronela i uron vetes:
“U bëfsha plakë me implante, proteza, zinxhirë me diamanta dhe shumë nipër e mbesa”.
Urime dhe dashuri të shumta i kanë ardhur nga fansa e kolegë, duke e kthyer ditëlindjen e saj në një moment të veçantë reflektimi dhe gëzimi./Indeksonline/