75 Mall Live Search
10:54 / E Hënë, 10 Gusht 2020 / indeksADMonline

Mesazhi i IKSHPK-së pas koncertit të Mozzikut

Mozzik gjatë të shtunës organizoi një tubim në qytetin e Pejës, ku bëri shpërndarjen e shumë CD-ve të albumit të tij më të ri.

Mozzik rrezikoi veten, të tjerët dhe gjithë vendin me mundësinë e shpërndarjes edhe më të madhe të virusit COVID-19, në situatë të vështirë pandemike.

Reagime të shumta pati lidhur me mbajtjen e këtij tubimi, si pasojë e rrezikut të përgjithshëm.

E për këtë së fundi ka reaguar edhe Instituti Kombëtarë i Shëndetësisë publike të Kosovës, ku u publikua një fotografi e këtij tubimi duke theksuar se nuk duhet pasur tubime,pasi virusi vret, transmeton Indeksonline.

Duhet përmendur faktin se Kosova gjendet në një situatë shumë të vështirë nga ky virus, ku numri i përgjithshëm i të infektuar ka shkuar në 10 mijë e 247 persona, me 327 vdekje të konfirmuara deri më sot./Indeksonline/