Mesazhi i Komandantit të Njësisë Speciale në ditë pandemie: Nëse do të ndryshosh botën, rri në shtëpi dhe duaje familjen

Kosova po vazhdon të përballet me virusin COVID-19, ku numri i të infektuarve ka arritur në 480, 84 të shëruar dhe 12 viktima.
Prej më shumë se një muaj kosovarët po vazhdojnë të qëndrojnë në shtëpi, në mënyrë që të shmangin përhapjen e virusit.
E në këto ditë pandemie të vështira për të gjithë Komandanti i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, Amir Gerguri përcolli një mesazh mjaftë domethënës.
Përmes një shkrimi të publikuar në profilin e tij, Gerguri shkruan se nëse don të ndryshosh botën, qëndro në shtëpi dhe duaje familjen tënde, këshillë kjo e transferuar mjaftë mirë dhe në kohën e duhur, transmeton Indeksonline.
Policia është duke u angazhuar me nga 12 orë punë efektive, në mënyrë që të jenë në gatishmëri të gjithë qytetarëve të Kosovës gjatë kësaj periudhe mjaftë të vështirë.
Postimi i plotë:
Nëse don të ndryshosh botën, rri në shtëpi dhe duaje familjen tënde!
Secili prej nesh duhet të fokusohet, dhe të bëj çdo gjë që të arrij të krijojë një familje të shëndetshme dhe të mirë, sepse familja është shtylla më e fortë, tek e cila mund të mbështetemi pa frikë, dhe pavarësisht gabimeve që bëjmë, apo sa herë do të biem, familjarët tanë do të jenë personat që do të na duan dhe mbështesin. Do të jenë aty për ne gjithmonë!
Por, edhe në anën tjeter, edhe kur kemi suksese e te arritura në këtë jetë, nuk do të kenë kuptim, po të mos kemi kujt të ia dedikojmë, po te mos kemi me kënd ta ndajmë gezimin e tyre (sukseseve). Dhe, sado të arrijmë, asnjë sukses nuk do mund ta kompensojë dështimin në shtëpi (familje)!
Andaj, asgjë nuk do të ketë
kuptim, nëse nuk ke një familje të shëndoshë e të mirë. Ajo është suksesi më i
madh i secilit!
Fundja aty fillon gjithçka!
Dhe, kur arrinë ta krijosh një familje të sukseshme , atëherë e kupton se çdo përpjekje jotja është kurorëzuar me sukseset më të larta, çdo mund, sfidë e vështirësi, shndërrohet në gëzim e kënaqësi!
Uroj që të gjithë t’i kthehen familjes, ta duan atë, sepse aty është lumturia e vërtetë, sidomos tash e kemi shansën e artë kur e kemi familjen bashkë në shtëpi!
Rri n’shpi, duaje familjen!