75 Mall Live Search
15:39 / E Premte, 18 Tetor 2019 / indeksADMonline

Mesazhi i Komisionit Evropian për shqiptarët dhe maqedonasit : “Ju lutem mos hiqni dorë”

Presidenti i Komisionit Evropian, Donald Tusk tha se ka një mesazh për shokët shqiptarë dhë maqedonas “Ju lutem mos hiqni dorë”, ishte mesazhi i Presidentit Tusk, i cili shtoi se e kupton plotësisht frustrimin që kanë tani këto dy shtete.

Sipas Tusk thuhet se edhe Komisioni ju ka dashur shumë gjatë që ta marrë këtë vendim për të cilin Shqipëria dhe Maqedonia Veriore nuk është aspak fajtore.

“Nuk kam dyshim se një ditë këto dy shtet do të jenë pjesë e Bashkimit Evropian”, përfundoi Tusk në konferencën e hapur për media.

Ndërsa kryesuesi tjetër i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker e shprehi shqetësimin për pasojat që do t’i ketë ky vendim për këto dy shtete sidomos e theksoi problemin se nuk mund të marrin pjese në udhëtimet “Erassmus”. /Indeksonline/