75 Mall Live Search
19:25 / E Enjte, 25 Dhjetor 2025 / H F

Mesazhi i Krishtlindjes i Osmanit nga Janjeva: Dashuri, paqe dhe shpresë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vizituar gjatë festave të fundvitit familjen e Vjekoslav Tošić nga komuniteti kroat dhe familjen e Anton Gashit në Janjevë, për t’ua përcjellë urimet për Krishtlindje.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani theksoi rëndësinë e paqes, dashurisë dhe bashkëjetesës, duke nënvizuar se Kosova është më e fortë falë frymës së respektit, mikpritjes dhe solidaritetit ndërmjet komuniteteve.