Mesazhi i Kurtit për 2026-n: Buxheti, paga e 13-të dhe ligji për çmimet tavan
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, me një video të publikuar në profilin e tij në Facebook i k auruar qytetarët e Kosovës për Vitin e Ri 2026-të.
Ai i falënderoi ata për besimin për shërbim edhe për katër vitet e ardhshme.
Kurti tha se me formimin e qeverisë, “pa humbur kohë, do të bëhet miratimi i buxhetit, miratimi i ligjit për çmimet tavan, pagën e 13-të për shërbyesit civil, heqjen e kufizimit të punësimit për veteranët e UÇK-së, pakon për përballje me inflacionin…etj”, shkroi ai në Facebook.
Ai foli edhe për përballjen e vendit me katër palë zgjedhje gjatë 2025-ës, duke theksuar se kaluan “pa incidente e me rezultate të pranuara nga të gjithë”.
“Kosova më nuk ka nevojë ta kalojë testin e demokracisë”, u shpreh kreu i LVV-së.
Kurse, në përshkrim të videos Kurti ka shkruar;
“Gëzuar 2026-ta! Ju uroj mbrëmje të këndshme, kremtim të paharrueshëm, me familjen dhe miqtë. Jam zotuar para jush për siguri dhe begati. Ju siguroj një vit të ri të sigurt dhe të begatë”.

