Mesazhi i Lionel Messit për pensionimin e Luis Suarez nga kombëtarja e Uruguait

Luis Suarez është pensionuar nga kombëtarja e Uruguait.
”El Pistolero”, luajti ndeshjen e fundit me Uruguajin, në barazimin 0-0 me Paraguajin, në kualifikimet për Kampionatin Botëror, shkruan IndeksOnline.
Shoku i tij te Barcelona, dhe tashmë te Inter Miami, Lionel Messi i ka dërguar një mesazh lamtumirës Luis Suarezit.
”Ka përfunduar një fazë shumë e rëndësishme, por kanë mbetur edhe shumë vite futboll. Jam i lumtur që është këtu, që jemi sërish bashkë në një ekip dhe po shijojmë ditën e sotme.”, ka thënë Messi./IndeksOnline/