10:39 / E Mërkurë, 05 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Mesazhi i ministrave serbë në qeverinë “Kurti”

Dy ministrat serbë në qeverinë “Kurti” kanë marrë detyrën.

Dalibor Jevtiq, ministër për Komunitete e Kthim dhe Ivan Milojeviq, ministër për Zhvillim Rajonal kanë marrë edhe zyrtarisht detyrat.

Ata u shprehën se do të punojnë në interes të serbëve dhe të një jetese sa më të mirë për ta.

Image may contain: 2 people, people sitting and suit

“Ne do të punojmë në interes të atyre që votuan për Listën Serbe. Pra, ne nuk jemi në koalicionin qeveritar, por u besua mandati falë votave të fituara nga Lista Serbe në zgjedhjet e mëparshme parlamentare dhe se në përputhje me ligjet në fuqi, vende të caktuara në Kuvend dhe Qeveri u përkasin përfaqësuesve të serbëve”, thuhet në njoftim.

Ata thanë që si përfaqësues politikë të serbëve do të vazhdojnë të punojnë në interes të atyre që votuan për Listën Serbe. /Indeksonline/

Image may contain: 2 people, people sitting and suit