75 Mall Live Search
20:10 / E Premte, 13 Mars 2020 / indeksADMonline

Mesazhi i mjekëve kosovarë pas konfirmimit të dy rasteve me koronavirus: Jemi këtu për ju

Tre mjekë kosovarë kanë shpërndarë në Facebook një video pas konfirmimit të dy rasteve me koronavirus në Kosovë.

Mjekët nga qendra ku po kryhen testimet për koronavirus kanë thënë se do të jenë në çdo kohë pranë qytetarëve të vendit.

Ata thonë se së bashku do t’ia dalin, ku ftojnë qytetarët të mos bëjnë panik.