Mesazhi i veçantë, që çoi gruaja e Joe Biden-it me fustanin e saj, në fjalimin e fitores

Në fjalimin e fitores së Joe Bidenit, bashkëshortja e tij Jill shkëlqeu me fustanin e saj me lule.
Fustani i saj u konsiderua nëpër media si një nderim për Jackie Kennedyn dhe Hillary Clintonin.
Teksa qëndronte pranë fituesit të garës presidenciale në SHBA, bashkëshortit Joe Biden, Jill-i u shfaq e veshur me një fustan asimetrik “Oscar de la Renta”, me lule të qëndisura shoqëruar me një maskë të zezë.
De la Renta disenjoi fustanin ikonik në ngjyrë pjeshke që Jackie Kennedy veshi gjatë një vizite shtetërore, në Indi.
Gjithashtu, disenjoi edhe dy fustanet që veshi në ceremoninë e përurimit Hillary Clintonit.
Gjatë fjalës së tij, Joe Bideni, tregoi se sa e rëndësishme ishte ajo për jetën dhe karrierën e tij.
