14:59 / E Mërkurë, 30 Dhjetor 2020 / OSH

Mesazhi lamtumirës i Diego Costës: Largimi im e ndihmon Atleticon!

Diego Costa e ka shkruar mesazhin lamtumirës për Atletico Madridin. Sulmuesi spanjoll ka thënë se largimi i tij është vendim i mirë për të, por edhe për vetë skuadrën madrilene.

“Me plot emocione mund t’ju them lamtumirë tani. Mendoj se është vendim i mirë për mua, por në këtë mënyrë ndihmoj edhe vetë Atleticon. Jam i lumtur që kam qenë në gjendje të bëja histori dhe të vendosja emrin tim të vogël në këtë klub të madh. Diçka që gjithmonë e doja, por kurrë nuk e imagjinoja se mund të ndodhte. Unë kam dhënë më të mirën time, ose të paktën, gjithmonë jam përpjekur të jepja më të mirën time për këtë klub dhe këtë fanellë. Do të mbetem gjithmonë një tifoz i Atleticos”, ka thënë Diego Costa./Indeksonline/