14:44 / E Shtunë, 14 Mars 2020 / indeksADMonline

Mesazhi me vend i motrës medicionale nga Vitia

Një mesazh interesant ka dhënë një motër medicionale nga Vitia, shkruan Indeksonline

Bëhet fjalë për Ajtene Kamberin, e cila ka apeluar qytetarët për qetësi dhe mos të keni frikë.

“Viti, pa panik- Ti rri n’shpi, Ne jemi këtu”, shihen fjalët e shënuara në letrën që Ajetenja mbanë në duar.

Ndryshe, 11 mjek e infermierë të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Viti, përfshirë edhe drejtoreshën, që nga dje janë izoluar në një prej dhomave të QKMF’së, meqenesë kanë qenë në kontakt me ambientin ku është trajtuar 77-vjeçari, i cili dje u konfirmua se është i infektuar me koronavirus.